Top News – Kreu vrasje të dyfishtë në 97-ën/ Kapet në Britani Artan Muça, i dënuar me 25 vite burg
15/03/2021 22:18

Gati 24 vite pasi krimit të dyfishtë ku mori jetën e dy personave, është kapur në Britani për llogari të Interpol Tiranës, Artan Muça. Ai është dënuar me 25 vite burg për vrasjen e kryer në vitin 1997 ku me breshëri kallasnikovi ka ekzekutuar shtetasit Sefedin Gjata dhe Bujar Musai. Krimi u regjistrua më 1 qershor në një bilardo në fshatin Kusrath në Elbasan që ishte në pronësi të shtetasit Sefedin Gjata. Në bilardo, Muça ka debatuar ashpër me shtetasi Bujar Musa, duke i drejtuar armën kallashnikov. Sipas të dhënave hetimore në këtë moment ka ndërhyrë pronari i bilardos dhe në përpjekje për ti hequr armën Artanit, ky i fundit arrin ta shkrepë atë duke e goditur në kokë shtetasin Sefedin Gjata, duke e lënë të vdekur në vend. Më pas Artan Muça ka qëlluar ndaj Bujar Musës duke e vrarë dhe atë. Pas krimit ai ka mundur të largohet nga vendi i ngjarjes. Prokuroria e Elbasanit mbi bazën e kallëzimit të shtetases Fatushe Gjata, bashkëshortja e të ndjerit Sefedin Gjata ka regjistruar procedimin penal në dhjetor të 2000 ndaj të pandehurit Artan Muça. Në përfundim të hetimit çështja është dërguar për gjykim në Gjykatën e Elbasanit, e cila me vendimin e dhjetorit 2001 ka vendosur ta deklarojë fajtor të pandehurin Artan Muça për vrasjen e dy personave, duke e dënuar me 25 vite burg gjithsej pas bashkimit të dy dënimeve. Vendimi ka marrë formë të prerë dhe po në dhjetor të 2001 nga prokurori Neritan Hoxha është nxjerrë urdhri i ekzekutimit ndaj tij.

Top Channel/ Asfiksohen pas zjarrit në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur, rrezikoi pallatin në Lezhë
07/11 22:53
Top Channel/ Një grua drejton PD-në e Fierit. Enkelejda Veliu fiton garën për kryetare
07/11 22:51
Top Channel/“Falenderoj Zotin për fitoren”.Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë
07/11 22:48
Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16
Top Channel/ Koshat e plehrave në flakë, përshkallëzohet protesta para Ministrisë
07/11 16:16
Top Channel/ Protesta kombëtare/ Protesta e të rinjve po mbështet nga partitë e opozitës
07/11 15:40
Top Channel/Sot protesta kombëtare/ U thirr nga të rinjtë dhe nga PD. Grumbullim para kryeministrisë
07/11 15:39