Kremlini tha se qëllimi i pushtimit rus në Ukrainë është “çmilitarizimi dhe denazifikimi i Ukrainës”. Më herët gjatë së enjtes, presidenti rus, Vladimir Putin ka justifikuar pushtimin e Ukrainës, duke thënë se Moska do të tentojë të çmilitarizojë dhe të “denazifikojë” Ukrainën, duke përsëritur akuzat e tij të pabaza se Qeveria ukrainase është “neo-naziste” që synon të ketë armë bërthamore.