Sundimi i rendit dhe ligjit, krijimi i vendeve të reja të punës partneriteti ndërkombëtar dhe mbi të gjitha mbështetja e sektorit privat për një zhvillim ekonomik duhet të jetë prioritet i qeverisë së Albin Kurtit. Ekspertët e ekonomisë në Kosovë, vendosin këto pika në rend të parë dhe tërheqin vëmendjen se qeveria e re duhet të angazhohet shumë dhe të lërë mënjanë euforinë.