Top News – Kosova nën shok nga vrasja e gruas shtatzënë / Burg përjetë për ish bashkëshortin
01/12/2022 13:26

Sokol Halili, autor i vrasjes së ish bashkëshortes së tij që ishte 41 javëshe shtatzënë, Hamide Magashi, në oborrin e maternitetit në prishtinë, rrezikon burg të përjetshëm megjithatë, sipas njohësve të ligjit, ky dënim mund të evitohet vetëm nëse i dyshuari vetëdorëzohet. Dënimi me burg të përjetshëm, do të përbënte kështu të parin të këtij lloji në Kosovë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e të mërkurës, rreth orës 18.00, kur Sokol Halili qëlloi me armë zjarri ish bashkëshorten e tij shtatzënë, Hamide Magashi, pikërisht para maternitetit të Prishtinës. 35 vjecarja ishte në javët e fundit të shtatzënisë dhe kishte shkuar në Maternitet për një kontroll rutinë. Por atje është përballur me ish bashkëshortin, i cili e ka qëlluar disa herë me armë por dy kanë qenë plumbat fatalë që i kanë marrë jetën asaj dhe fëmijës ende të palindur. Halili dhe Magashi kishin më pak se një vit të martuar dhe po prisnin fëmijën e tyre të parë. Por martesa e tyre kishte probleme dhe Magashi kishte kërkuar divorcin. Ngjarja ka tronditur opinionin publik në Kosovë e madje edhe përtej saj dhe në prishtinë, është organizuar edhe një protestë nën moton: Vrasja e grave nga burrat, urgjencë kombëtare. Ndërkohë, qeveria e kosovës do të diskutojë ngjarjen në një mbledhje të posacme, njoftuar kjo nga ministrja e drejtësisë Albulena Haxhiu. “Këto krime të rënda na bëjnë të kuptojmë që femicidi është i përhapur në shoqërinë tonë”, tha Haxhiu duke shprehur më pas ngushëllimet për familjarët e duke kërkuar dënim maksimal për autorin. “Ajo grua, që priste të sillte në këtë botë një fëmijë, duhej të mbrohej...por u shua bashkë me fëmijën ende të palindur”, tha Haxhiu. Pas krimit makabër kanë reaguar edhe bluzat e bardha të kosovës...Një kardiokirurg nga QKUK-ja Loeonard Bytyqi, tha se janë të shumtë personat duhet të kërkojnë falje publike e të japin dorëheqjen, pasi sipas tij rasti i rëndë dëshmon se Kosova ka dështuar si shtet, si shoqëri.

Top News- Policia largon deputetët/ Kosovë, kërcënimi me bombë shtyn seancën e Kuvendit
05/07 15:05
Top News – Të zënë me sherrin në Kuvend. Kosovë, partitë ‘harrojnë’ zgjedhjet vendore
05/07 15:04
Top Channel/ Bomba në Kuvend, panik mes deputetëve në Kosovë: Kërcënimi u bë në anglisht!
05/07 14:40
Top News- Alarm për bombë në Kuvendin e Kosovës? Evakuohen deputetët
05/07 12:59
Top Channel/ I fshehtë apo i hapur, ngërçi i votimit në Kosovë: Kjo është çështja!
05/07 12:01
Top Channel/ Kisha Ortodokse e Kosovës ia kthen OSBE-së: Kryepeshkopi yne nuk hyri “në kishë serbe”!
05/07 11:53
Top News- Pas PDK, edhe LDK kërkesë Kushtetuses/ ‘LVV nuk po respekton vendimin e 26 qershorit’
04/07 16:34
Top Channel/ Osmani: Lejohet votimit i fshehtë por duhet konsesus për këtë!
04/07 15:08
Top News- Osmani ultimatum deputetëve/ ‘Pasoja juridike, nëse s’ka konstituim brenda 30 ditëve’
04/07 13:54
Top News- Vijon seria e dështimeve në Kuvend/ PDK-ja i drejtohet Gjykatës Kushtetuese
03/07 22:00
Top News- I nxehti ekstrem vjen në Kosovë, autoritetet ‘frikë’ nga temperaturat e larta
03/07 20:27
Top Channel/ Kosova, sytë nga Kushtetuesja! Opozita kundër votimit të fshehtë
03/07 19:54
Top News-Vatra e parë e murtajës në Kosovë/ Karantinohet ferma në Prizren, autoritetet shtojnë masat
03/07 17:57
Top Channel/ Kosova nuk konstituon Kuvendin, avokati i dërgon deputetëve gomerë!
03/07 15:05
Top Channel/ Kriza në Kosovë! Presidentja Osmani po takon krerët politikë për gjetjen e zgjidhjes
03/07 12:44
Top News – Përpjekjet e Osmanit për zgjidhjen e ngërçit. Konstituimi, dita e dytë e negociatave
03/07 11:52
Top Channel/ E pazakontë në Kosovë! Avokati sjell në Kuvend 4 gomerë: Simbolizojnë kryeneçësinë
03/07 11:46
Top Channel/ “Thaçi e Veseli udhëzime nga burgu”, organizatat e UÇK-së” i hidhen nën fyt” Kurtit!
03/07 11:31
Top News – Gomerë në oborrin e Kuvendit, protesta simbolike në Kosovë
03/07 11:03
Top Channel/ Osmani “bind” Kurtin, kryeministri: Do bëjmë çmos për konstituimin e Kuvendit!
02/07 14:52