Ministri i Mbrojtjes së kosovës, Ejup Maqedonci thotë se anëtarësimi në NATO është një nevojë urgjente për sigurinë e vendit. Sipas tij, Kosova ka bërë hapa të mëdhenj në aspektin e përgatitjes së saj për të qenë pjesë e aleancës veri-atlantike. Ministri thekson se avancimi i statusit të kosovës, në Asamblenë parlamentare të NATO-s, do të ndihmojë në arritjen e këtij qëllimi madhor për vendin.