Ministri francez për Çështjet Evropiane, Jean-Noel Barrot, është shprehur se Franca mendon se në këtë fazë që ndodhet, ekziston rreziku se çështja e Kosovë për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës mund të shkaktojë përçarje mes shteteve europiane. Ministri tha se Kosova ka rrugë dhe se kjo çështje duhet të shqyrtohet më vonë.