Gjeniu i letrave shqipe është nderuar në ceremoninë e fundit nga politika, arti e kultura shqiptare në trojet jashtë kufijve shtetëror. Politika e Kosovës me në krye presidenten Vjosa Osmani, kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe kryeministrin Albin Kurti, të ndjekur nga dhjetëra deputetë e bashkëpunëtorë të tyre, nderua në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, mjeshtrin e penës shqipe, Ismail Kadare. Politika Kosovare u bë bashkë në këtë ditë nderimi për Kadarenë, ndonëse nuk mungoi edhe thyerja protokollare, që parashikon se 3 krerët e shtetit nuk mund të jenë jashtë vendit njëkohësisht. Kjo nuk e pengoi Osmanin, Konjufcën e Kurtin, të merrnin pjesë në homazhet për Kadarenë.