Rezoluta antikorrupsion e socialistëve nuk e bëri dot bashkë opozitën në Kuvend. Gazment Bardhi dhe Lulzim Basha u bënë bashkë për ta kundërshtuar atë, por u ndanë te mënyra e kundërshtimit. Nëse Basha deklaroi votën kundër pasi ngriti dyshime se pas saj mund të qëndrojnë plane për të kompromentuar punën e prokurorisë së posaçme, Gazment Bardhi ishte skeptik ndaj nismës, por deklaroi abstenimin e grupit.