Andriy Yermak, një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të presidentit ukrainas, Volodymir Zelensky, njëherësh udhëheqës i negociatave të paqes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës; dha dorëheqjen pasi agjencitë anti-korrupsion të Ukrainës kryen kontrolle në apartamentin e tij. Përmes një videomesazhi, presidenti Zelensky njoftoi largimin e Yermak, duke u shfaqur mirënjohës për punën e kryer prej tij deri më tani në pikëpamje të përfaqësimit të interesave të Ukrainës në arenën ndërkombëtare. ‘Dua që të mos ketë thashetheme apo spekulime’ – u shpreh Zelensky.