Raporti vjetor i Departamentit të Shtetit vëren se sistemi i drejtësisë bëri progress të rëndësishëm në hetimin e ndjekjen penale të zyrtarëve të lartë të akuzuar për korrupsion dhe të krimit të organizuar. Aty thuhet se Qeveria zbatoi masat e shërbimeve elektronike për të përmirësuar transparencën dhe për të reduktuar mundësitë për korrupsion, ndërsa prokurorët bënë përparim në përballjen me kulturën e vjetër të mosndëshkimit.