SPAK ka dhënë detaje për aksionin e zhvilluar mbrëmjen e të premtes ku u prangos zyrtari I drejtorisë së përgjithshme të ASHK-së, Dritan Stoka si dhe kryeplaku i lagjes së Re në Sauk, Agim Osmani. Sipas prokurorisë së Posaçme, Stoka dhe Osmani dyshohet se gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve vendore të vitit 2019 u kanë kërkuar persona të ndryshëm përgatitjen e listave me emrat që do të merrnin pjesë në zgjedhje, duke u përcaktuar atyre votën në këmbium të legalizimeve infomrale të bdërtesave që kishin bërë në zonën e Saukut. Nën akuzë nga prokuroria e posaçme janë vendosur dhe dy perosna të tjerë, jurisit Aluiznit Alqi Hajdini dhe sekseri Ylli Baruti. Kjo pasi nga përgjimet u zbuluan duke marrë shuma të ndryshme monetare nga katër qytetarë për t’I pajisur ata me leje legalizimi. Lidhur me rastin hetimet po vijojne.