Njësia antikorrupsion vijon të denoncojë shkeljet që bëhen në administratë e sipas ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja ky është një sukses. Në një deklaratë të bërë për mediat këtë të mërkurë, ky i fundit bëri me dije se janë çuar për procedim penal disa raste. Më tej Manja ka treguar se 2 raste kanë të bëjnë me llegalizim në kundërshtim me ligjin, ndërsa i treti është edhe më flagrant, të regjistruara në kadastrën e Durrësit.