SPAK ka mbyllur hetimet paraprake për për Ilir Kapetanin, Specialist i Shqyrtimit të Dosjeve pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronave. Prokuroria bën me dije se në përfundim të veprimeve hetimore, për këtë procedim penal është provuar se, i pandehuri Kapetani, ka kërkuar dhe ka marrë përfitime të parregullta, në formën e shumave monetare, nga qytetarë të ndryshëm dhe nga trashgimtarë të ish pronarëve. Në këmbim ai iu ka premtuar sigurimin e kompensimit financiar, gjatë trajtimit të kërkesave të tyre për kthimin dhe kompensimin e pronës.