Efektivët e policisë kufitare të arrestuar pak ditë më parë kanë përfituar më pak se 50 mijë lekë dhe për këtë arsye hetimi i tyre nuk është kompetencë e SPAK. Kështu u shprehën përfaqësuesit ligjore të policëve të arrestuar në Kukës, të cilët kanë ankimuar në Gjykatën e Posaçme të Apelit masat e sigurisë. Përpos ankimimit të masave të sigurisë, nëpërmjet avokatëve, efektivët kërkojnë edhe shpalljen e moskompetencës nga SPAK dhe dërgimin e çështjes për hetime të mëtejshme në Prokurorinë dhe Gjykatën e Kukësit.