Top News/ Korrupsion me fondet e BE në shëndetësi, arrestohet ministri kroat
15/11/2024 21:55

Ministri i Shëndetësisë i Kroacisë, Vili Beros, u arrestua këtë të premte pasi akuzohet për korrupsion. Kryeministri i vendit njoftoi se e shkarkoi Beros menjëherë pasi u njoh me provat dhe më pas ai u prangos. Ndërkohë avokatja e tij mbrojtëse mohoi akuzat duke theksuar se klienti i saj nuk pranon asgjë nga ato se çfarë pretendon organi i akuzës. Zyra e Prokurorit Publik Evropian (EPPO) tha se ka nisur një hetim ndaj tetë personave, përfshirë Berosin dhe drejtorët e dy spitaleve në Zagreb, nën dyshimin për ryshfet, abuzim të detyrës dhe pastrim parash. Ndërkohë një hetim paralel për të njëjtat vepra po zhvillohet dhe nga prokurori i shtetit të Kroacisë, Ivan Turudiç i cili tha se prokurorët evropianë nuk e kishin njoftuar zyrën e tij ose USKOK-un për hetimin e tyre. EPPO-ja deklaroi se një grup kriminal, i cili kërkonte të siguronte financim për shitjen e pajisjeve robotike mjekësore në disa spitale, dyshohet se u kishte dhënë ryshfet zyrtarëve për të fituar kontrata për projekte, duke përfshirë ato të financuara nga BE-ja.

Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
29/03 09:28
Top Channel/ Hyn ora verore, do flemë 60 minuta më pak
29/03 00:00
Top Channel/ SHBA çon trupa shtesë në Lindjen e Mesme, mijëra marinsa e avionë sulmues në front
28/03 23:19
Top Channel/ Huthi godet sërish në Izrael, sulme të reja nga grupi rebel i shpallur terrorist
28/03 23:17
Top News – ‘Lufta drejt fundit’. Vance – SHBA i ka arritur objektivat në Iran
28/03 23:00
Top News – Pakistani, dritë jeshile nga Irani. Anijet pakistaneze do të kalojnë Hormuzin
28/03 22:30
Top News – Zgjerohet konflikti në Lindjen e Mesme. Houthit lëshojnë raketën e dytë drejt Izraelit
28/03 22:00
Top News- Dodik kthehet temë debati në SHBA/ Senatorë e kongresmenë kërkojnë rikthim të sanksioneve
28/03 21:00
Top News- Izraeli drejton tanket nga Gaza/ Hamasi drejt refuzimit të kërkesave të Bordit të Paqes
28/03 20:30
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
28/03 20:00
Top Channel/ Houthi, rrezik i ri global! Analistët paralajmërojnë krizë të dyfishtë
28/03 19:45
Top News – ‘Rusia po spiunon SHBA tek Irani’ / Zelensky nxjerr të dhënat- Po jep informacione mbi bazat
28/03 19:30
Top Channel/ Zbulohen çmimet e trafikut të shqiptarëve në Angli
28/03 16:26
Top Channel/ Papa kritikon të pasurit, mban fjalim kundër pabarazisë gjatë vizitës në Monako
28/03 14:51
Top Channel/ Trump kërcënon aleatët e NATO: SHBA mund të mos i mbrojë më
28/03 14:51
Top Channel/ Aeroplanmbajtësja në Kroaci, mbërrin në Split pas misionit në Lindjen e Mesme
28/03 14:14
Top Channel/ Balena lind me mami/Shkencëtarët filmojnë momentin unik,balenat ndihmojnë njëra-tjetrën
28/03 13:24
Top News- USS Gerald R. Ford’ mbërrin në Kroaci, Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë larg betejës
28/03 13:07
Top News- Iranianët “godasin” drejtuesin e FBI, i hakerkojnë emailin dhe i nxjerrin të dhënat
28/03 13:00
Top News- Houthit hyjnë në luftë/ Raketa balistike drejt Izraelit, zgjerohet konflikti
28/03 12:48