Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi se ka nisur komunikimin e akuzave ndaj ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetajt, Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit në dosjen e inceneratorit të Elbasanit. Mbi ish-ministrin rëndojnë veprat penale korrupsion, pastrim parash dhe fshehje e pasurisë në lidhje me aferën e inceneratorëve.