Top News – Koronavirusi po hyn nga jashtë, Gjermania mbyll pjesërisht kufijtë
15/02/2021 11:35

Bavaria mbylli gjatë fundjavës kufirin me Çekinë dhe Tirolin në Austri. Ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer synon që me kufizimin e qarkullimit ndërkufitar të pengohet përhapja e mutacioneve të COVID-19. Policia federale vë në dukje, se do të lejohen të hyjnë nga Çekia vetëm ata persona që punojnë në Gjermani në sektorë kritikë si p.sh. në infrastrukturën mjekësore. Po ashtu edhe shoferët e kamionëve dhe pjesëmarrësit në ceremoni mortore do të lejohen të kalojnë. Çdo udhëtar duhet t’i nënshtrohet testit ndaj koronavirusit. Eshtë e pasigurtë, nëse personat që punojnë dhe udhëtojnë mes dy vendeve do të duhet t’u nënshtrohen çdo ditë testeve, apo vetëm një herë në javë. Edhe qarkullimi i trenave dhe autobusëve mes Bavarisë dhe Çekisë do të ndërpritet. Çekia është duke i izoluar zonat e rrezikuara nga përhapja e virusit që ka pësuar mutacion. Në anën tjetër të kufirit me Bavarinë në qarqet çeke Sokolov dhe Trutnov në fundjavë u vendos izolimi i plotë. Në Tirol dyshohet të jetë përhapur varianti afrikano-jugor i virusit. Qeveria e landit në Tirol është kundër një izolimi të rreptë. Ndërsa qeveria qendrore në Vjenë ka filluar me rrethimin e këtij landi. Ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer në gazetën „Bild” kritikoi Komisionin e BE-së në Bruksel. “Ne luftojmë në kufi me Çekinë dhe Austrinë ndaj virusit që ka pësuar mutacione. Komisioni i BE-së në vend që të na ndihmojë na nxjerr pengesa me udhëzime të stërholluara”, tha Seehofer. Ministri tha, se kështu nuk shkon më „Komisioni ka bërë mjaft gabime me porositjen e vaksinave.”

Top Channel/Tmerr në Bullgari, përplasen 70 makina: Dhjetëra viktima, nisi nga një kamion!
10/11 14:29
Top Channel/ Anëtarët e rinj, BE masa mbrojtëse: Mali i Zi përballet i pari me 15 vite monitorim!
10/11 14:25
Top News – ‘Gjueti’ nëndetësesh në Baltik / NATO zhvillon stërvitje, ‘një kërcënim i vazhdueshëm’
10/11 14:05
Top News – 50 makina e kamionë mbi njëri-tjetrin / Aksident masiv në Bullgari, të paktën 11 viktima
10/11 14:03
Top News – Lufta me Iranin ‘ka marrë fund’ / Trump: Në aspektin ushtarak ‘është punë e kryer’
10/11 13:54
Top News – Hegseth rrezikon shkarkimin… / Sekretari i Luftës në telashe për konfliktin në Iran
10/11 13:50
Top News – Irani e la Francën të uritur / Sabotoi frigoriferët në supermarkete, Parisi akuzon
10/11 13:49
Top Channel/ Izraeli drejt qeverisë së re, Eisenkot nis negociatat për shumicën parlamentare
10/11 12:22
Top Channel/ Avionë të tjerë amerikanë shpërngulen nga nje baze tjeter ajrore britanike!
10/11 12:03
Top News – Në nivelin më të ulët të karrierës së tij / Mbështetja për Trumpin 32 për qind
10/11 12:03
Top News – Ukraina, ‘fleksibilitet’ në bisedime/ Nisin negociatat në Abu Dhabi, SHBA është optimiste
10/11 12:00
Top News – Suficiti i Kinës mbi 1 trilion USD / Bumi i Inteligjencës Artificiale rrit eksportet
10/11 11:57
Top News- Lufta e paqja, Zelenski sfidon Putin: Takohemi në Antarktidë për t’i dhënë fund konfliktit
10/11 11:56
Top News – Arrestohet vëllai i Viktor Orban / Akuzohet për trafik njerëzish, ‘Operacioni Purgatori’
10/11 11:56
Top News – Trump: FBI po heton bosin e Nvidia / Thellohen polemikat me Kinën, presidenti ‘i habitur’
10/11 11:39
Top Channel/ Lufta e Ukrainës: Nisin në Abu Dhabi bisedimet trepalëshe mes Kievit, Moskës e SHBA-së!
10/11 11:35
Top Channel/ Sa kushtojnë grevat: Vendi europian që humbet më shumë nga 24 orë “pushim”!
10/11 11:15
Top Channel/ Hegseth, mocion shkarkimi: Lufta e Iranit nisi pa miratimin e Kongresit!
10/11 10:53
Top Channel/ Shpresë për fundin e luftës SHBA-Iran, bie çmimi i naftës: Brent, gati 20% më pak!
10/11 10:52
Top Channel/ Franca akuzon Iranin se “shkriu” frigoriferët në Europë
09/11 23:42