Në Itali, situata vijon të jetë e rëndë si pasojë e koronavirusit. Vetëm në 24 orët e fundit, autoritetet shëndetësore kanë realizuar 191,144 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 32,616 persona. Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 331 persona, duke shënuar rënie krahasuar me të shtunën, ku humbën jetën 425 persona. Lajmi i keq vjen nga spitalet, pasi numri i personave në terapi intensive është rritur me 115 pacientë.