Top News – Koreja e Veriut dështon, raketa bie në det / Sirenat e alarmit shkaktojnë panik në Seul
31/05/2023 13:02

Përpjekja e Koresë së Veriut për të lëshuar në orbitë satelitin e parë spiun të vendit duket se ka dështuar. Ky dështim shihet si një pengesë ndaj ambicieve të liderit Kim Jong Un për të rritur aftësitë e tij ushtarake në kohën kur tensionet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Korenë e Jugut po rriten. Pas pranimit jashtëzakonisht të shpejtë të dështimit të saj, Koreja e Veriut shprehu synimin për të vazhduar me një lëshim të dytë, duke synuar të korrigjojë problemet e hasura gjatë ngritjes fillestare të raketës. Kjo deklaratë nënkupton se Kim Jong Un mbetet i vendosur në përpjekjet e tij për të zgjeruar armatimin e vendit dhe për të ushtruar presion shtesë si ndaj Uashingtonit ashtu edhe ndaj Seulit, veçanërisht në një periudhë ku negociatat diplomatike kanë ngecur. Sirenat e alarmit jehuan në seul ndërkohë që Koreja e Jugut dhe Japonia u kërkuan fillimisht banorëve të strehohen në vende të sigurta gjatë nisjes së satelitit. Sipas ushtrisë së Koresë së Jugut, po bëhen përpjekje për të rikuperuar një objekt që besohet të jetë një fragment i raketës së rrëzuar koreano-veriore. Ministria e Mbrojtjes shpërndau fotografi të një cilindri të bardhë, metalik, duke e identifikuar atë si një përbërës të dyshuar të raketës. Sipas vëzhguesve, një lëshim satelitor nga Koreja e Veriut shkel rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, të cilat e ndalojnë vendin të angazhohet në çdo lëshim duke përdorur teknologji balistike.

Top Channel/ Trump presion Iranit para negociatave: Firmosni ose godasim
10/04 23:25
Top News – ‘Jeni gjallë për të biseduar’. Trump kërcënon iranianët: Uluni në tryezë të flasim
10/04 22:00
Top News – SHBA, të ardhura rekord nga lufta. Europa paguan faturën e konfliktit të Donald Trump
10/04 21:00
SHBA pezullon negociatat me Iranin?/ Eksperti jep detaje, ja e vërteta
10/04 20:18
Top Channel/ Ethet e negociatave SHBA-Iran! Blindohet kryeqyteti i Pakistanit për bisedimet
10/04 19:58
Top News – Macron kërkon të joshë Trumpin / Ftesë për në Versajë pas samitit të G7-ës
10/04 15:22
Top News – Opsionet ushtarake për Hormuzin / Starmer diskuton me Trump, koalicion vendesh
10/04 15:21
Top Channel/ Xi Jinping takohet me lideren e opozitës së Tajvanit: “Sinjal për Trumpin”!
10/04 14:57
Top News – Trump urdhëron Netanyahun-Frenohu! ‘Mbaje veten nën kontroll’, marrëveshja në rrezik
10/04 13:37
Top News – Ujku në arrati, mbyllet shkolla / Panik në qytet, nis një operacion masiv kërkimi
10/04 13:37
Top News- Debate mes VV e opozitës/ Rendi i ditës nxit debate në Kuvend, PDK akuza Kurtit
10/04 13:36
Top News – Trump do ‘auditojë’ NATO-n / Për ‘dështimin’ në mbështetjen e luftës me Iranin
10/04 13:36
Top News – Ajatollahu nuk do luftë me SHBA-në / Por kërkon ‘paratë e gjakut’ si kompensim
10/04 13:35
Top Channel/ Merz “shmang” kritikat ndaj Trump: “Nuk duam përçarje të NATO-s”!
10/04 12:14
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina-armëpushim për Pashkët Ortodokse, Putin trupave: Ndaloni zjarrin!
10/04 12:08
Top Channel/ Lufthansa sot në grevë: Në rrezik qindra fluturime, preken “pushuesit” e Pashkëve!
10/04 12:07
Top Channel/ “Nuk e kishim kështu fjalën”, Trump fshikullon Iranin për Hormuzin: S`është kjo ujdia!
10/04 11:33
Top News – Moska nuk do ta braktisë Kubën! Do ndihmojë ishullin komunist për energjinë
10/04 11:27
Top Channel/ Taksa për kalimin në Hormuz, ekspertët: Mund të jetë e paligjshme!
10/04 11:21
Top News – Artemis II po kthehet në shtëpi…Lëmsh zjarri në atmosferë, zbuluan sekretet e Hënës
10/04 11:07