Koreano jugorët po përvëlohen nën temperatura përvëluese ndërsa Seuli është qyteti që po e ndjen më shumë peshën e motit të nxehtë me shtatë ditë gjatë të cilave termometri nuk ka zbritur nën 35 gradë celcius. Qeveria ka lëshuar paralajmërime dhe i ka kërkuar njerëzve të konsumojnë shumë ujë dhe të mos dalin nga shtëpitë nga ora 14 deri në 17.00 pasdite. I nxehti ndërkohë nuk po jep sinjale se do të zbutet me një tjetër javë përvëluese që parashikohet nga ekspertët.