Pentagoni tha të martën vonë se një “numër i vogël” i trupave koreanoveriore janë dërguar tashmë në rajonin Kursk të Rusisë, prandaj shprehu shqetësimin se ato do të përdoren në fushëbetejë kundër trupave ukrainase. Ka “shenja se një numër i vogël trupash janë tashmë në Kursk Oblast, ndërsa disa mijëra të tjera gati kanë mbërritur atje, ose do të mbërrijnë shumë shpejt”, tha zëdhënësi i Pentagonit, Pat Ryder, për media.