Top News – Koreanoveriorët ‘bien’ në front / Ukraina raporton humbje në betejën e Kurskut
16/12/2024 12:05

Ukraina tha të hënën se njësitë e Koresë së Veriut që luftonin për Rusinë humbën të paktën 30 ushtarë përreth disa fshatrave në vijën e frontit, në rajonin e Kurskut në Rusi, gjatë fundjavës. Agjencia e zbulimit ushtarak të Ukrainës io raportoi humbjet në një deklaratë pasi Presidenti Volodymyr Zelenskiy tha të shtunën se Rusia po përdor trupat e Koresë së Veriut në numër të konsiderueshëm për herë të parë, për të kryer sulme në Kursk, një rajon rus ku Ukraina nisi një inkursion ndërkufitar në gusht të këtij viti. Deklarata është hera e parë që Ukraina raporton humbje të Koresë së Veriut të kësaj shkalle dhe në disa detaje. Ai tha se humbjet u regjistruan në afërsi të fshatrave Plekhovo, Vorozhba dhe Martynovka në rajonin e Kurskut. Rusia as nuk e ka konfirmuar dhe as mohuar praninë e koreanoveriorëve në anën e saj. Peniani fillimisht hodhi poshtë raportimet për vendosjen e trupave si "lajme të rreme", por një zyrtar i Koresë së Veriut ka thënë se çdo dislokim i tillë do të ishte i ligjshëm. “Për shkak të humbjeve, grupet e sulmit janë duke u rifurnizuar me personel të ri, veçanërisht nga brigada e 94-të e veçantë e ushtrisë së Koresë së Veriut, për të vazhduar operacionet luftarake aktive në rajonin e Kurskut”, shkruan agjencia ukrainase, pa dhënë prova. Kievi fillimisht tha se forcat e Koresë së Veriut u shfaqën në rajonin e Kurskut, në Rusi, në tetor, dhe më vonë raportuan luftime dhe viktima të paspecifikuara. Kievi vlerëson se janë 11,000 koreano-veriorë në total në Kursk, duke iu shtuar dhjetëra e mijëra trupave ruse. Ukraina, gati një e pesta e së cilës kontrollohet nga forcat e Moskës, ka krijuar një enklavë në rajonin e Kurskut, ku trupat e saj po luftojnë për të mbajtur kontrollin në mënyrë që territori të mund të përdoret si levë në negociatat e mundshme të paqes.

Top Channel/ Hyn ora verore, do flemë 60 minuta më pak
29/03 00:00
Top Channel/ SHBA çon trupa shtesë në Lindjen e Mesme, mijëra marinsa e avionë sulmues në front
28/03 23:19
Top Channel/ Huthi godet sërish në Izrael, sulme të reja nga grupi rebel i shpallur terrorist
28/03 23:17
Top News – ‘Lufta drejt fundit’. Vance – SHBA i ka arritur objektivat në Iran
28/03 23:00
Top News – Pakistani, dritë jeshile nga Irani. Anijet pakistaneze do të kalojnë Hormuzin
28/03 22:30
Top News – Zgjerohet konflikti në Lindjen e Mesme. Houthit lëshojnë raketën e dytë drejt Izraelit
28/03 22:00
Top News- Dodik kthehet temë debati në SHBA/ Senatorë e kongresmenë kërkojnë rikthim të sanksioneve
28/03 21:00
Top News- Izraeli drejton tanket nga Gaza/ Hamasi drejt refuzimit të kërkesave të Bordit të Paqes
28/03 20:30
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
28/03 20:00
Top Channel/ Houthi, rrezik i ri global! Analistët paralajmërojnë krizë të dyfishtë
28/03 19:45
Top News – ‘Rusia po spiunon SHBA tek Irani’ / Zelensky nxjerr të dhënat- Po jep informacione mbi bazat
28/03 19:30
Top Channel/ Zbulohen çmimet e trafikut të shqiptarëve në Angli
28/03 16:26
Top Channel/ Papa kritikon të pasurit, mban fjalim kundër pabarazisë gjatë vizitës në Monako
28/03 14:51
Top Channel/ Trump kërcënon aleatët e NATO: SHBA mund të mos i mbrojë më
28/03 14:51
Top Channel/ Aeroplanmbajtësja në Kroaci, mbërrin në Split pas misionit në Lindjen e Mesme
28/03 14:14
Top Channel/ Balena lind me mami/Shkencëtarët filmojnë momentin unik,balenat ndihmojnë njëra-tjetrën
28/03 13:24
Top News- USS Gerald R. Ford’ mbërrin në Kroaci, Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë larg betejës
28/03 13:07
Top News- Iranianët “godasin” drejtuesin e FBI, i hakerkojnë emailin dhe i nxjerrin të dhënat
28/03 13:00
Top News- Houthit hyjnë në luftë/ Raketa balistike drejt Izraelit, zgjerohet konflikti
28/03 12:48
Top News- Houthit përshkallëzojnë konfliktin, tjetër rrezik për ekonominë botërore
28/03 12:46