Kopshti i ri Zoologjik është xhevahiri i radhës që do t’i shtohet shumë shpejt Tiranës, si një hapësirë e transformuar, e përkryer për argëtimin e fëmijëve. Puna për projektin e shumëpritur ka nisur dhe falë investimit nga Bashkia e Tiranës Kopshti Zoologjik po rikonceptohet si një mjedis i përshtatshëm edhe për kafshët, me hapësira çlodhëse për vizitorët dhe parking nëntokësor. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se projekti i arkitektëve gjermanë mishëron jo vetëm të bukurën, por edhe një përkujdesje të veçantë për kafshët.