Top News – Kontratat e NASA-s/ 1 USD për të marrë kampione në Hënë
04/12/2020 12:18

NASA do të paguajë me 1 dollar një kompani për të mbledhur shkëmbinj nga Hëna, pasi ajo u pranua si ofertuesi fitues. Të enjten, Lunar Outpost fitoi kontratën për të mbledhur kampionë për agjencinë hapësinore amerikane. Kjo është një nga katër kontratat e ofruara nga NASA në kuadër të programit të saj të mbledhjes së burimeve hënore, me kosto të ulët. Ofertuesit e tjerë fitues ishin kompania kaliforniane Masten Space Systems dhe ajo me bazë në Tokjo, Ispace, bashkë me nëndegët e saj evropiane. NASA do t’i paguajë kompanitë për mbledhjen e materialeve me peshë 50 deri 500 gramë, në Hënë. “Kompanitë do të mbledhin kampionë dhe më pas do të na japin prova vizuale ose të dhëna të tjera që ato kanë mbledhur”, tha një zëdhënës i NASA-s. Plani është që misioni të nisë në vitin 2023, por po punohet po ashtu edhe me kompani të tjera ndaj mund të ketë edhe një lancim të mëhershëm – thanë zyrtarët. Kompania Lunar Outpost, me bazë në Kolorado, është një firmë robotike dhe do të paguhet me vetëm 1 dollar për mbledhjen e gurëve hënorë nga poli jugor i Hënës. Por, pagesa nuk është një motivim për këto kompani. Ato pritet të kenë shumë përfitime shkencore nga misioni. Lunar Outpost, ndërkohë është në bisedime me Blue Origin dhe disa kompani të tjera që po punojnë për të fluturuar drejt Hënës. Blue Origin është një kompani e eksplorimit hapësinor e ngritur nga themeluesi i Amazon, Jeff Bezos.

Top News – Thyejnë kockat për të dalë nga avioni / Pasagjerët në panik, alarm në bordin e Ryanair
06/07 15:32
Top News-A nis kështu Lufta e Tretë Botërore? Rutte parashikon sulme të njëkohëshme nga Kina e Rusia
06/07 15:31
Top Channel/ Dita e Ashuras/Muslimanët shia në gjithë botën vajtojnë vr*sjen e Imam Hysenit
06/07 15:05
Top Channel/ Tragjedi në Teksas / 50 të vd*kur nga përmbytjet, 27 vajza ende të zhdukura
06/07 14:37
Top News – Foshnjet ruse ‘flasin’ për gjeopolitikë / Indoktrinim në moshë të vogël, liderët me IA
06/07 14:31
Top News – Kievi sulmon Moskën, mbyllen aeroportet/ Goditen avionët e Putinit, 120 dronë gjatë natës
06/07 13:51
Top News – ‘Qielli u ngjyros me të kuqe’ / Banorët në arrati nga zjarret, panik në Francë
06/07 13:46
Top News – Dalai Lama mbush 90 vjeç / ‘Festë’ në Himalaje, mijëra njerëz në ceremoni
06/07 13:32
Top News – Hapet toka, ‘gëlltit’ dy kamionë / Gropë masive në mes të qytetit, nuk ka të lënduar
06/07 13:30
Top News – Izraeli, bisedime me Hamasin / Dërgon delegacion në Katar, kërkohet armëpushim
06/07 11:56
Top News – “Fundi” i Trumpit, vjen partia e re / Musk themelon “Partinë Amerikane”, sfidon sistemin
06/07 11:52
Top News – Rusia përgatit ofensivë të re / Synon verilindjen e Ukrainës, komandanti zbulon planin
06/07 11:52
Top News – Rrafshohet kampi, zhduken fëmijët / ‘Fatkeqësi natyrore’ në Teksas, të paktën 51 viktima
06/07 11:50
Top News – Ajatollahu ‘del nga bunkeri’ / Lideri suprem i Iranit, në publik për herë të parë
06/07 11:49
Top Channel/ “America Party” e Elon Musk/ Themelon partinë e tij pak javë pas sherrit me Trump
06/07 10:55
Top Channel/ Izraeli, bisedime me Hamas/Tel Avivi dërgon delegacion ne Doha, do flasin me ndërmjetës
06/07 10:50
Top Channel/ Dalai Lama feston 90-vjetorin/Lutje për paqe dhe përplasjeje me Kinën për pasardhësin
06/07 10:49
Top Channel/ Dhjetëra të vd*kur nga përmbytet në Texas. Trump: Po punojmë ngushtë me autoritetet
05/07 22:38
Top News – Izraeli fshehu dëmet. Raketat iraniane i shkatërruan pesë baza ushtarake
05/07 20:45
Top News – SHBA shpëtoi Izraelin nga Irani. Ish analisti i CIA-Tel Avivi ishte në prag të kolapsit
05/07 19:45