Një 39-vjeccar me origjinë nga Turqia është arrestuar në flagrancë për kontrabandë, me qëllim shitjen e floririt dhe bizhuterive floriri në Shqipëri. Gjatë kontrollit të automjetit të drejtuar nga shtetasi turk, në rrugën "5 Maji", u gjetën sende me vlerë të dyshuara si të kontrabanduara. Policia ka sekuestruar 455 gramë flori, 35 mijë euro dhe 16 mijë e 200 dollarë, të cilat dyshohet se ishin përfituar nga shitja e sendeve me vlerë.