Lufta në Ukraina dhe sanksionet e perëndimit ndaj naftës ruse po ushqejnë gjithnjë e më shumë grupet kriminale të angazhuara në futjen e naftës kontrabandë në Ballkanin Perëndimor. Një raport i Nismës Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar thotë se konflikti po fuqizon kontrabandën edhe në Shqipëri. Kontrabanda e karburantit në Ballkan është zvogëluar që nga luftërat jugosllave të viteve 1990, kur tregtia e mallrave të paligjshme lulëzoi nën sanksionet ndërkombëtare, megjithëse vazhdon në disa zona, veçanërisht në Shqipëri.