Top News - ‘Kontakt’ hedh inertet në Mullet/ Ekspertët-Të dënohen penalisht, katastrofë mjedisore Ditët e fundit në media janë denoncuar depozitimet e jashtëligjshme të inerteve nga kompania e ndërtimit “Kontakt”. Inertet e nxjerra nga kantieri i më shumë se 20 pallateve të kompleksit të ri të banimit “Mangalem” në lagjen ‘Ali Demi’, sipas denoncimeve në media, jane hedhur në zonën Mjull- Mullet duke shkaktuar një katastrofë mjedisore.