Pal Trashaj, qytetari nga Lezha që tentoi t’i japë fund jetës duke konsumuar fostoksinë përpara dyerve të SPAK, ka ndërruar jetë mëngjesin e së mërkurës. Pavarësisht ndërhyrjes së shërbimeve të unifomave të bardha, 63-vjeçari nuk ka arritur të mbijetojë. Ngjarja ndodhi pasditen e së martës, ku Pal Trashaj fillimisht ka kërkuar takim me një nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, pak përpara se të vetëflijohej.