Tre perona janë vënë në prangat e policisë së Selenicë të Vlorës, pasi akuzohen për tregëtim të lëndëve narkotike. Në kuadër të operacionit policorë të koduar ‘Otima’, uniformat blu arrestuan 43-vjeçarin Ferdinant Llanaj, i njohur me pseudonimin “Robi”, 54-vjeçarin Dritan Begaj, banues në Vlorë dhe 21-vjeçarin Ergi Cura, banues në Librazhd. Burimet policore bënë me dije se gjatë kotrollit të ushtrur në banesën dhe pranë zonës së banesës së Ferdinant Llanaj, i gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 600 bimë kanabis të kultivuara dhe një sasi e vogël në formë boçesh, të cilët këta shtetas e kishin kultivuar në bashkëpunim me njëri tjetrin.