Ndonëse ka një vijë bregdetare disafish më të madhe se Mali i Zi, Shqipëria nuk përbën shqetësim për Italinë në këndvështrimin e konkurrencës për nyjet strategjike të import-eksportit të mallrave nëpër portet e Adriatikut. Në një analizë të medias italiane ‘Il Sole’ thuhet se anëtarësimi i Malit të Zi në union përfaqëson më shumë sesa thjesht një kapitull të ri në zgjerim, por mund të ndikojë në ekonominë e flukseve tregtare të Adriatikut.