Një konflikt për motive të dobëta mes dy të rinjve në Durrës, degjeneroi në përdorimin e thikës, ku një 16 vjecar mbeti i plagosur. Ngjarja ndodhi pranë sheshit “Pranvera” në lagjen 11 të qytetit bregdetar, kur dy të rinjtë përkatësisht të moshave 16 dhe 20 vjec u konfliktuan fizikisht përpaara një lokali në këtë zonë, për motive që deri më tani janë konsideruar të dobëta. Autori i plagosjes Alesjo Musaj u vu në pranga nga policia menjëherë pas ngjarjes, ndërsa do të merret në pyetje lidhur me konfliktin që nisi mes tij dhe 16 vjecarit.