Pas arrestimeve me urdhër të SPAK sa i takon koncensionit të sterilizimit, Partia Demokratike zyrtare deklaron se koncesionet në shëndetësi janë vepra korruptive të qeverisë Rama. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha thekson se për vite me radhë paratë e shqiptarëve nuk janë vendosur në shërbim të pacientëve, por të politikanëve të korruptuar dhe klientëve të tyre. Më tej Basha e konsideron koncesionin e sterilizimit, një lojë të paskrupullt me shëndetin e njerëzve. Sakaq Basha ka inkurajuar SPAK që ti shkojë deri në fund zinxhirit të përgjegjësive që sipas tij kanë shkaktuar dëme të parikuperueshme për qytetarët shqiptarë.