Kryeministri Edi Rama dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç do të flasin në Zvicër më 19 janar, rreth komunitetit politik europian, një propozim i Emmanuele Macron, por që u has me kritika të shumta. Rreth orës 16 e 15 minuta të kësaj të enjte, në Forumin Ekonomik Botëror Rama do të shpjegojë sesi mundet Komuniteti i ri Politik Evropian të ndihmojë Bashkimin Evropian përballë cënimit të sigurisë dhe ndryshimeve të tjera gjeopolitike.