Top News – Kompanitë kosovare sytë nga SHBA/ Partner preferencial, 30 mln euro eksporte këtë vit
07/05/2021 12:02

Kompanitë e Kosovës kanë arritur të eksportojnë mallra në Shtetet e Bashkuara në vlerë 30 milionë euro në katër muajt e këtij viti ndërsa një vit më parë, në të njëjtën periudhë, shifra ishte vetëm 2 milionë euro. Kjo është konfirmuar për radion Evropa e Lirë nga zëdhënësi i doganës së kosovës, Adriatik Stavileci. Kurse në vitin 2019, e gjithë vlera e eksporteve nga Kosova në SHBA ishte vetëm 3 milionë euro. Kjo rritje e eksportit ka ardhur për shkak të statusit preferencial tregtar, që Kosova gëzon me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, status ky që i lejon dërgimin e mallrave të liruara nga detyrimet doganore, me qëllim të promovimintë të rritjes ekonomike në shtetet në zhvillim. Janë rreth 3,500 produkte nga sektorë të ndryshëm, që Kosova mund t’i eksportojë në ekonominë më të madhe të botës, pa pasur nevojë të paguaj taksa. Arsyeja e rritjes se eksportit të produkteve “ Made in Kosova” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është shfrytëzimi i çrregullimeve që janë krijuar në zingjirin e furnizimit global, përgjatë viteve të fundit, sidomos pas shpërthimit të pandemisë se shkaktuar nga koronavirusi, thotë edhe Arian Zeka, drejtor ekzekutiv në Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë. Ai e quan sukses rritjen e eksportit, pasi sipas tij, po eksportohen produkte finale. GSP është program tregtar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili lejon importe të liruara nga detyrimet doganore të mallrave nga shtetet përfituese, me qëllim promovimin e rritjes ekonomike në shtetet në zhvillim. Rreth 3,500 produkte nga sektorë të ndryshëm nga Kosova, janë të pranueshme për të hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pa paguar taksë.

Top News- “Ishte shtrigë!”, shqiptari vret gruan me pistoletë e më pas e godet me kaçavidë
13/11 21:45
Top Channel/ Debati për ilaçet në Kosovë, ministri pranon mungesën e barnave!
13/11 17:46
Top Channel/ BE mesazh Kosovës për Specialen, shpreh shqetësim për ndryshimet e ligjit
12/11 21:41
Top News – 150 mijë lodra të rrezikshme/ Produktet kineze bllokohen në Kosovë, do të asgjësohen
12/11 10:36
Top Channel/ Kritikat për progresin e Kosovës, debat i fortë në Kuvend mes opozitës dhe qeverisë
11/11 19:56
Top Channel/ Kosovë, ndalohen 150 mijë lodra me rrezik. Do kthehen në Kinë ose do të shkatërrohen
11/11 19:53
Top Channel/ Kurti takohet me Sorensen në Paris, kërkoi njohje reciproke nga Serbia
11/11 19:46
Top News – Vrasja tragjike e Arlinda Zekajt/ Tre ekspertë do të angazhohen për të zbardhur ngjarjen
11/11 15:13
Top News – ‘Fluturojnë’ çmimet në Kosovë. Qeveria ngre duart: Shkak luftërat në Ukrainë e Iran
11/11 15:13
Top News – Një bioinxhinier për Kosovën. Trump nominon ambasadorin e ri të SHBA në Prishtinë
11/11 10:19
Top Channel/ Kurti nga Parisi: Serbia ta njohë Kosovën
10/11 22:21
Top News – Të shtëna me armë në Gjakovë/ Plagosen dy persona, arrestohet autori i dyshuar
10/11 22:15
Top Channel/ 15 vjet në pritje të drejtësisë, nis gjyqi për vrasjen e Diana Kastratit në Kosovë
10/11 12:22
Top Channel/ Asociacioni rikthen debatin, Rashiç sheh mundësi pas zgjedhjeve në Serbi
09/11 23:32
Top News – Zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar. Kamberi: Koalicioni mori 10 mandate, të parët…
09/11 13:20
Top News – Punëtorët e hekurudhës në grevë. Paralizohet Kosova, kërkohet rritje e rrogave
09/11 11:33
Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15
Top News- PDK-ja në udhëkryq analistët: Grupet e interesit mund të ndikojnë garën për kryetar
08/11 14:56
Top Channel/ Tetë gra të vrara në 2026 në Kosovë, protestuesit kërkojnë shkarkime dhe ndjekje penale
07/11 19:31
Top News – Jo bashkëpunim me Listën, por… Studentët nuk ndërpresin fondet për serbët e Kosovës
07/11 16:00