Top News – Kompania Lufthansa/ Do të mbyllë 22 mijë vënde pune
11/06/2020 18:31

Kompania gjermane, Lufthansa ka thënë se planifikon mbylljen e 22,000 vendeve të punës, ndërsa po përpiqet të përballojë rënien e numrit të fluturimeve si pasojë e shpërthimit të pandemisë së koronavirusit. Kjo kompani ka parashikuar rimëkëmbje të ngadaltë dhe ka theksuar se pret që të ketë 100 aeroplanë më pak pas përfundimit të krizës. Lufthansa ka thënë se gjysma e vendeve të punës do të mbyllen në Gjermani, dhe shpreson që të arrijë marrëveshje me sindikatat deri më 22 qershor. “Qëllimi është që t’i hapim rrugë ruajtjes së vendeve të punës, sa më shumë që mundemi në Grupin Lufthansa”, ka thënë kjo kompani. Kjo linjë ajrore punëson më shumë se 135,000 persona në gjithë botën. Shumica prej tyre janë në Gjermani. “Pa ulje të konsiderueshme të shpenzimeve të personelit gjatë krizës, ne do ta humbim mundësinë për një rikthim më të mirë pas krizës dhe rrezikojmë që Grupi Lufthansa të dalë nga kriza më i dobët”, tha drejtori i punësimit në kompani Michael Niggemann. Muajin e kaluar kjo kompani ka nënshkruar marrëveshje me Qeverinë gjermane në vlerë të 9 miliardë eurove, me qëllim të ikjes nga shkatërrimi. Qeveria gjermane do të menaxhojë 20 për qind të aksioneve të kompanisë, të cilat tenton t’i shesë deri në fund të vitit 2023.

Top Channel/ Evropa kundër Trump: Jo territore Rusisë!
09/08 23:06
Top Channel/ Tmerr në Gaza, 34 të vr*rë teksa prisnin për ushqimet
09/08 23:05
Top Channel/ Greqia çon tonelata me ushqime në Gaza, i hedh nga ajri
09/08 23:04
Top News/ BE dhe Kievi i përgjigjen Putinit. ‘Të vihet paqja para se të ndërmerren veprime të tjera’
09/08 22:45
Top News/‘Te bllokohet ekonomia izraelite’. Familjarët e pengjeve që mbahen nga Hamasi bëjnë apelin
09/08 22:30
Top News/ Hegseth në vorbullë polemikash. Ripostoi një video ku kërkohej që gratë të mos votonin
09/08 22:00
Top Channel/ Të shtëna në mes të Times Square, tre të plagosur: Plumbat shpojnë makinat!
09/08 15:01
Top News- Perëndimi mblidhet në Britani/ Samiti para takimit të Trump me Putin
09/08 14:29
Top Channel/ Del propozimi i Putinit për Ukrainën, WJS: Plan me dy faza, duhet bindur Zelensky!
09/08 14:20
Top News- Irani godet spiunazhin/ 20 të arrestuar për lidhje me Mossad
09/08 14:18
Top News- Tragjedi në ShBA, sulmohet oficeri i policisë, dy viktima
09/08 12:39
Top Channel/ Digjen shtëpi e pyje, situatë dramatike me zjarret në Greqi, ndihmohen nga era e fortë
09/08 12:22
Top Channel/ Takimi i Alaskës, çfarë do hedhin në tryezë Trump dhe Putin?
09/08 12:09
Top Channel/ SHBA nuk do ta njohë shtetin palestinez, Vance i prerë: Mos ushqeni asnjë iluzion!
09/08 12:02
Top News- ‘Nuk ia japim tokën pushtuesve’/ Zelensky i ashpër pas njoftimit të takimit Trump-Putin
09/08 11:40
Top Channel/ Plani i Izraelit për Gazën, OKB kundër: Ata janë të dërrmuar, po i shtoni vuajtjet!
09/08 11:20
Top Channel/ Trump do të takohet me Putinin në Alaskë, marrëveshje për shkembim territoresh!
09/08 11:18
Top Channel/ “Nuk i japim tokë pushtuesve”, Zelensky “i tërbuar” nga takimi Trump-Putin!
09/08 11:04
Top News- Gjermania ‘lë në baltë’ Netanjahun/ Bllokon pjesërisht furnizimet ushtarake për Izraelin
09/08 10:50
Top News- Plan për shkatërrimin e Hamasit/ Izraeli paralajmëron Gazën- Evakuim urgjent
09/08 10:13