Disa imazhe të rralla tregojnë momentin kur shefi i ri i ushtrisë ukrainase, marshon përmes moskës, me forcat ruse, duke mbajtur në krahë një kallashnikov AK-47. Gjenerali Oleksandr Syrskyi, që tani ka detyrën të udhëheqë forcat e zelenskit drejt fitores, ishte në atë kohë një kadet 21 vjecar me ushtrinë e kuqe të rusisë sovjetike. Gjenerali 58 vjecar, u zgjodh kryekomandant i ri i Ukrainës pak ditë më parë, pas shkarkimit të Valeri Zaluzhnit. Imazhet e pabesueshme e tregojnë tani oficerin e rrahur me shumë beteja, si një i ri, që marshonte me ushtarët e tjertë në 1986-ën.