Top News/ Komandanti i ri Ukrainas, një tradhëtar! Moska komenton vendimin e Zelenskit:Nuk do fitojë
09/02/2024 14:17

Zyrtari i lartë rus i sigurisë, Dmitry Medvedev, tha të premten se komandanti i ri i ushtrisë ukrainase, i lindur në rusi, është një tradhëtar, ndërsa Kremlini tha se emërimi nuk do të ndryshojë rezultatin e asaj që rusia e quan, operacion special ushtarak në ukrainë. Zyrtarët rusë i bënë komentet pasi presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, zëvendësoi shefin shumë popullor të ushtrisë së tij, me komandantin e forcave tokësore, të enjten, një lëvizje kjo shumë e guximshme në një kohë kur forcat ruse duket se po fitojnë terren në front. Zelenzki zëvendësoi komandantin e deritanishëm të forcave të armatosura, Gjeneralin Valeri Zaluzhni, me kolonel-gjeneralin Oleksandr Syrskyi, 58 vjec. Ky i fundit ka lindur në korrik 1965, në rajonin rus Vladimir, që ka qenë pjesë e bashkimit sovjetik. Si shumë pjesëtarë të tjerë të forcave të armatosura të ukrainës, të moshës së tij, ai ka studiuar në moskë, në shkollën e komandës së lartë ushtarake, mes atyre që i ka patur përballë në anën ruse të frontit gjatë kësaj lufte. Syrskyi ka shërbyer për pesë vjet në trupat sovjetike të artilerisë dhe ka jetuar në ukrainë që nga vitet 1980. Dmitry Medvedev, një ish president që tani është zëvendës kryetar i këshillit rus të sigurisë, e akuzoi Syrskyin, që nuk ka shërbyer në ushtrinë ruse pas shpërbërjes së bashkimit sovjetik, që ka shkelur betimin e tij si oficer. “Duke parë biografinë e kryekomandantit të ri të forcave të armatosura ukrainase, mund të ndjesh urrejtje, përbuzje dhe neveri”, shkruante Medvedev në kanalin e tij zyrtar në telegram. “Përbuzje për një njeri që ka qenë oficer sovjetik rus, por që u bë një tradhëtar që shkeli betimin e tij dhe i shërben nazistëve”, vijoi medvedev. Ndarazi, Kremlini tha se nuk besonte se një ndryshim në krye të lidershipit ukrainas do të ndryshonte rezultatin e konfliktit. Në një bisedë me gazetarët, zëdhënësi i kremlinit, dmitry peskov tha se nuk mendonte se këta janë faktorë që mund të ndryshojnë kursin e operacionit të posacëm ushtarak në ukrainë.

Top News – Trump rrit tarifat globale / Nga 10 në 15 për qind…pas vendimit të gjykatës
22/02 12:09
Top News – Në ‘tokën e askujt’ në Ukrainë/ ‘Vrasësit e qiellit’ mund të vendosin fatin e luftës
22/02 12:08
Top News – ‘Plas lufta’, Pakistani sulmon Afganistanin/ Bomba nga qielli, edhe fëmijë mes viktimave
22/02 12:03
Top News – Trupa në terren, në Ukrainë, tani! Ish kryeministri britanik kërkon veprim të shpejtë
22/02 11:29
Top News – Kthehen protestat në Iran / Studentët përleshen me forcat e rendit në Teheran
22/02 11:28
Top Channel/ Rusia shton sulmet në Ukrainë/ Vritet nga shpërthimi një police 23-vjeçare
22/02 11:19
Top Channel/ Pakistan-Afganistan, prag lufte! Sulm ajror kundër talibanëve, 13 viktima
22/02 10:48
Top Channel/ Protesta masive në Lyon, pas vdekjes së një aktivisti të ekstremit të djathtë
21/02 23:20
Top Channel/ Trump i bën fakt tarifat e reja 15% për Botën. Hyjnë në fuqi që më 24 shkurt
21/02 22:32
Top Channel/ Frika e një lufte SHBA-Iran, Gjermania thirrje shtetasve të saj: “Largohuni tani”!
21/02 15:29
Top Channel/ “Anëtarësim në BE pa veto”, FAZ: “Debati po shkon në drejtimin e duhur”!
21/02 15:28
Top Channel/ Shqipëria, trupa në Gaza: Del harta, Kosova “merr” veriun e Gazës, Shqipëria…
21/02 15:25
Top News – 20 mijë ushtarë në Gaza. Shqipëria drejton Deir al-Balah, Kosova veriun
21/02 14:55
Top News – Shfuqizimi i tarifave të Trump. Macron përshëndet vendimin e gjykatës së SHBA
21/02 13:20
Top Channel/ Polonia minon kufirin, tërhiqet nga Konventa e Otavës: Jo duarkryq para Rusisë!
21/02 12:29
Top Channel/ Tensionet me Iranin, NYT: Po evakuohen bazat amerikane në Lindjen e Mesme!
21/02 12:28
Top Channel/ Supremja i rrëzoi tarifat, Trump vendos taksë të re globale prej 10%!
21/02 11:38
Top Channel/ Bien me 30% eksportet e çelikut të BE-së drejt SHBA-së: Ngecin bisedimet për tarifat!
21/02 11:18
Top Channel/ “Zbutet” Hamasi: Pranojmë forcat ndërkombëtare në Gaza, mes tyre edhe Shqipëria!
21/02 11:02
Top News – Po dëshmonte për Epstein. Avokati e kërcënon: Përgjigju shkurt
21/02 10:53
DIGITALB DIGITALB