Këtë fundjavë në shëtitoren e qyteteit të Pogrdecit dhe buzë liqenit, pritet të ekspozohen për herë të parë mjetet e Koleksionit Historik Shqiptar Retro. Vizita, e cila do të shoqërohet me tinguj të bukur muzike, do të fillojë paraditën e të shtunës dhe do të vijojë deri në orët e vona të mbrëmjes. Ndërsa, të dielën, përgjatë qytetit në brigjet e Ohrit, do të vazhdojë parada e mjeteve drejt Parkut Kombëtar të Drilonit.