14 persona u arrestuan dhe 3.6 tonë kokainë u sekuestruan në një operacion antidrogë të policisë spanjolle në bashkëpunim dhe DEA-s amerikane. Operacioni ndodhi në bregdetin e Galicias. Droga u gjet e paketuar dhe e fshehur në një gjysmënëndetëse, pronarët e të cilës u prangosën gjithashtu. Organizata kriminale, e dedikuar për transportin në shkallë të gjerë të kokainës, kishte krijuar disa biznese që lidheshin me riparimin dhe shitjen e pajisjeve detare për të fshehur aktivitetin e tyre real, që ishte trafiku i kokainës.