Prokuroria e Posaçme thotë se Suel Çela ishte në krye të një grupit të mirëstrukturuar kriminal dhe nga kjo pozitë ishte përgjegjës për menaxhimin dhe koordinimin e aktiviteteve kriminale, përfshirë vrasjet, trafikimin ndërkombëtar të drogës, pastrimin e parave dhe korruptimin e segmenteve në institucionet e drejtësisë. Por, sipas SPAK, grupi kishte edhe anëtarë të tjerë me role kyçe, si Mario Çela, vëllai i Suel Çelës, Bujar Shega, Klaus Matishi, apo Xhino Roka, që sipas SPAK ishin pjesë operative e organizatës, të angazhuar në planifikimin dhe zbatimin e aktiviteteve penale, përfshirë këtu vrasjet me paramendim dhe trafikun e drogës.