Gjykata e Posaçme ka dënuar këtë të premte me 15 vite burg Altin Myslihakën dhe me 12.6 vite Ardian Bega, të cilët tentuan të trafikonin 137 kg kokainë në shtator të 2019-ës. Të dy përfituan nga gjykimi I shkurtuar duke u dënuar me 10 dhe 8.4 vite burg. Porositësi I kokainës, Gentian Malindi ende nuk është arrestuar nga policia e vijon të jetë në kërkim. Për këtë fakt, ndaj tij janë pezulluar hetimet.