Plot 430 kg kokainë u kapën në thasët me pleh kimik në shtëpinë e ish-kreut të Komunës Frakull të Fierit, me një vlerë rreth 40 milionë euro. Detajet e operacionit të përbashkët me DEA-n amerikane dhe policinë malazeze, i dha Prokurori i SPAK, Adnan Xholi.