Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për Artan Shkëmbin, ish zëvendës drejtorin e operacioni forca e ligjit, struktura e cila u ngrit për goditjen e aktivitetit kriminal dhe sekuestrimin e pasurive të përfituara përmes tij. Ndaj Artan Shkëmbit është ngritur akuza e ‘zbulimit të akteve sekrete’ teksa dosja e tij është depozituar në gjykatë për shqyrtim të mëtejshëm. Ndërkohë më herët gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë për vijimin e masës “pezullim nga detyra” të ish kreut të OFL-së. Partnerët ndërkombëtarë ishin ata të cilët nxorrën në dritë dekonspirimet e operacioneve që kryheshin nga vetë kreu i operacioni forca e ligjit, përmes nxjerrjes së sekreteve hetimore dhe korrupsionit. Numri dy i Operacionit Forca e ligjit akuzohet se ka shpërdoruar detyrën duke u dhënë informacion sekret shtetëror autoriteteve gjermane.