Takimi i radhës i Ballkanit të Hapur ishte përcaktuar në Tiranë, kur liderët rajonalë firmosën marrëveshje të rëndësishme mes tyre. Kryeministri Rama, presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev patën dakordësi për këto marrëveshje, ndërsa u ngritën grupet e punës për teknikalitetet e tyre dhe procedurat që shoqërojnë këto marrëveshje trepalëshe.