Presidenti Ilir Meta nëpërmjet një postimi në profilin e tij zyrtar në “ Facebook”, ka përkujtuar 6 vjetorin e vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri. Në postimin e tij, Meta rikujton edhe një mesazhet dhe porosistë e Papës për të rinjtë, ku theksonte se të rinjtë shqiptarë duhet të mbahen në atdheun e tyre në mënyrë që Shqipëria të shpëtojë nga dimri demografik. ‘Në 6-vjetorin e vizitës së Tij në Shqipëri, të mos harrojmë porositë e mençuara të Papa Françeskut, shkruan presidenti iv endit Meta: “Shqiponjat nuk e harrojnë folenë, por fluturojnë lart. Kam parë kaq shumë të rinj, ndaj ju lutem mbajini ata në Atdheun e tyre dhe Shqipëria të shpëtojë nga dimri demografik”, citon Meta disa nga fjalet e Papa Franceskut.