Partia Nisma Thurje dhe Lëvizja Shqipëria Bëhet, dorëyuan këtë të hënë në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për pezullimin e ndryshimeve të bëra të Kodit Zgjedhor për listat deri në shqyrtimin e kërkesës për shfuqizimin e tyre. Sipas Endri Shabanit nga Nisma Thurje, kjo është një luftë me Edi Ramën e Sali Berishën.