Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu konfirmoi lajmin që qarkulloi pasditen e së hënës nëpër mediat online, sipas të cilit ajo kishte shkarkuar nga detyra zëvendës ministrin e Brendshëm, Andi Mahila. Koçiu thotë përmes një postimi në rrjetet sociale se vendimin e ka marrë pas një denoncimi të marrë nga një shqiptar që jeton në Nju Jork. Sipas denoncimit, zv.ministri është kapur duke konsumuar cigare në një restorant.