Një gabim si minoren nuk mund të përndjekë përgjatë të gjithë jetës. Ky është vendimi i thjeshtë që ka dhënë Gjykata e Strasburgut, që ka rrëzuar drejtësinë e re shqiptare në rastin e Shiqiri Manjanit. Ky i fundit garoi në vitin 2020 në Shkollën e Magjistraturës në profilin prokuror dhe e fitoi garën. Por, pasi kaloi provimin, Këshilli i Lartë i Prokurorisë e skualifikoi me arsyetimin e papastërtisë së figurës. Shkak ishte një dënim për vjedhje në vitin 2006, kur Manjani kishte qenë vetëm 15 vjecc. Ai apeloi në të gjitha shkallët e drejtësisë shqiptare, përfshirë Gjykatën Kushtetuese me argumentimin se ishte rehabilituar ligjërisht për dënimin e marrë që në vitin 2014.