Top News – KLGJ, thirrje gjyqtarëve/ ‘Aplikoni për në Gjykatat e Apelit’
19/10/2020 11:55

Këshilli i Lartë Gjyqësor i bën thirrje publike gjyqtarëve të kandidojnë për pozicione të përkohshme në Gjykatat e Apelit. Skema e delegimit duket se do të shërbejë për gjykatat e shkallëve të dyta për shkak të mungesës së gjyqtarëve. Por nga ana tjetër, interesi i gjyqtarëve për t’u promovuar në pozicionet vakante në Apel është i vakët. Pas bllokimit të veprimtarisë së Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, për shkak të gjyqtarëve të larguar nga procesi i vetingut, në rrezik janë gjykatat e Apelit në vend. Për këtë shkak, Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka bërë një thirrje publike gjyqtarëve të kandidojnë për t’u deleguar në gjykata të tjera nga ajo ku ushtrojnë detyrën. Pasi merr pëlqimin e tyre, Këshilli i lartë Gjyqësor vendos delegimin e tyre të përkohshëm në afate nga 6 muaj deri në një vit. Burime pranë KLGJ-së bënë me dije se emergjent është delegimi i gjyqtarëve në Gjykata të Apelit, që nuk kanë as minimumin e një trupe gjykuese prej tre anëtarësh. E tillë është gjykata e Apelit në Korçë, e mbetur aktualisht me vetëm 1 anëtar në detyrë. Nga ana tjetër, në thirrjen publike Këshilli i lartë Gjyqësor kujton kandidatët që shfaqin interes për Gjykatat e Posaçme, të japin pëlqimin për përgjimin e komunikimit telefonik të tij dhe familjarëve, si edhe kontrollin e llogarive bankare. Por ndërsa “mali” i vendeve të lira në gjyqësor lartësohet, interesi i gjyqtarëve për t’u promovuar nuk shkon në të njëjtin drejtim. Aktualisht Këshilli i lartë gjyqësor vazhdon procedurat për plotësimin me gjyqtarë të 20 vendeve në gjykatat e Apelit në vend, 12 në Apele të zakonshëm, 2 në Apelin Administrativ dhe 6 në Apelin e Gjykatës së Posaçme. Sipas të dhënave për pozicionet e lira në Apelin e Shkodrës, Korçës dhe Gjirokastrës nuk ka pasur asnjë kandidat, çka është bërë shkak për rihapjen e garës. Ndërkohë për 6 vendet e lira në Apelin e Posaçëm kanë kandiduar 4 gjyqtarë, ndërsa për 6 pozicione të lira në Gjykatën e Posaçme kanë shfaqur interes vetëm 2 kandidatë.

Top Channel/ Rama reagon për kërkesat e protestuesve: i lexoi zëdhënësi i Iranit
22/06 23:29
Top Channel/ Zbulohen 5 kërkesat e protestuesve, qeveri teknike me mandat 12 mujorë dhe…
22/06 23:06
Top Channel/ Çfarë po ndodh në protestë? Pamjet me dron nga dita e 23-të
22/06 23:05
Top Channel/ Pesë kërkesat e protestuesve, qeveri teknike për 12 muaj
22/06 22:43
Top Channel/Ja si nisi sherri në Vlorë, një person godet me lopatë xhamin e makinës dhe…
22/06 22:35
Top Channel/ Konflikt në zemër të Vlorës, policia shoqëron disa persona
22/06 22:34
Top Channel/ Zvicra: Mbështesim parlamentin, protestat element i rëndësishëm
22/06 22:16
Top Channel/’Ju erdhi fundi’, Dita e 23, protestuesit shpalosin kërkesat e tyre: Ndryshime ligjore…
22/06 21:56
Top Channel/ Riparohet argjinature në liqenin e Thanës, nis shpërndarja e ujit te fermerët në Fier
22/06 21:29
Top Channel/ Dita e 23 e protestës, protestuesit shpalosin kërkesat, Goxhaj: Qeveri teknike dhe…
22/06 21:27
Top News – Dita e 23-të e protestës. Qeveri teknike dhe kufizim mandati për kryeministrin
22/06 21:24
Top Channel/ ‘Nuk ka negociata me ty’, protestuesit rendisin kërkesat ndaj Ramës:E panegociueshme…
22/06 20:11
Top Channel/ Protesta jopartiake në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e klasës politike
22/06 20:10
Top Channel/ Romët protestë me gurë në Durrës për bonusin e qirasë, Bashkia premton disbursim
22/06 20:08
Top Channel/ ‘Kudo në Botë flitet për këtë proteste’, protestuesi: Nga të gjitha krahinat…
22/06 20:07
Top Channel/ Përplaset me 5 makina, shoferi braktis ‘Benzin’ dhe i arratiset policisë
22/06 20:06
Top Channel/ Plagos gruan me thikë në shtëpi, 29-vjeçarja dërgohet në Tiranë
22/06 20:04
Top News – Dalin kërkesat e protestuesve, qeveri teknike për një vit dhe…
22/06 20:01
Top Channel/ Fermerët e Myzeqesë në panik për ujë! Ekspertët: Kanë vetëm 3 ditë kohë
22/06 19:49
Top Channel/ Macron me Ramën: Jemi në krahun e Shqipërisë për integrimi
22/06 19:43