Dy operacione janë ndërmarrë nga Policia në Shkodër dhe Gjirokastër për ndalimin e trafikut klandestin. Operacioni i parë është zhvilluar në Shkodër, teksa u arrestua një 24 vjecar për për kalim të paligjshëm të kufirit. Nga strukturat e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin Operacional u bë arrestimi i të riut. Ai u kap në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe, në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit, duke transportuar me një mjet tip “Benz”, 4 shtetas nga vendet e treta, drejt Malit të Zi, me destinacion final vendet e BE-së. Ndërsa Një 20-vjeçar nga Tirana është arrestuar në Peshkëpi pasi është kapur në flagrancë me 5 emigrantë të paligjshëm në makinën e tij. Ai po i kalonte drejt Tiranës për një fitim prej 200 euro për person. Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë, në bashkëpunim me shërbimet e FRONTEX-it pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë të riun nga Tirana. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe një aparat celular, ndërsa hetimet janë duke u kryer për akuzën e dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit.